“Axos GMBH” 277 milionë euro për PTK-në

(E plotësuar) Komisioni i vlerësimit, kompaninë "AXOS” në konsorcium me “Najafi Companies”, e ka shpallur si ofertë fituese.
Kompania "AXOS” në konsorcium me “Najafi Companies”, kan ofruar 277 milion euro, kurse kompania “M1 International” ka ofruar 150 milion e 10 mijë euro.
Komisioni i vlerësimit ka bërë të ditur se ofertën fituese do ta dërgon në Qeverinë e Kosovës. Gjithçka do të vendos Qeveria e Kosovës në ditët në vijim.
"Axos Capital Partners" është shoqëri aksionare investuese e investitorëve ndërkombëtarë të teknologjisë dhe telekomit. "Axos Capital" është me bazë në Hamburg të Gjermanisë.
"Najafi Companies LLC" është një firmë private ndërkombëtare e investimeve me bazë në Arizona të SHBA-së.
"Najafi Compnies LLC" ka investime në sektorët e medias, teknologjisë, energjisë, në industri dhe pasuri të patundshme në SHBA, në Evropë dhe vende të tjera të botës.
......................................
Këshilltari i Transaksionit për Privatizimin e PTK-së, Christoph Cohen
ka thënë se PTK ka tërhequr interesim të vazhdueshëm dhe se sipas tij, janë të kënaqur me ofertat.
“Të dyja ofertat përmbushin të gjitha kushtet”, ka thënë ai.
----
Komiteti për Privatizim të PTK-së, pritet që pas pak minutash të hapë ofertat financiare të dy konkurrentëve për privatizim të 75 për qind të aksioneve të “Valës” dhe Telekomit të Kosovës.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë se çdo aktivitet është kryer me kujdesin maksimal.
“Kemi bërë një aktivitet të ngjeshur për të ardhur deri te një ditë që eshte ditë e konfirmimit të standardeve ndërkombëtare. Jemi këtu për të privatizuar 75% të aksioneve.Këtë proces të gjatë me kujdesin maksimat, me kujdesin që cdo vendim të jetë në harmoni me ligjet, me praktikat më të mira ndërkombëtare. Në këtë proces kemi pasur një proces të filtrimit, këto procese kanë kaluar në grupin teknik.Kemi angazhuar këshilltarin strategjik, që ka dhënë mendimin për cdo vendim”, ka thënë Beqaj.
Në garë janë kompania “M1 International” dhe “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”.
“Sot nuk merret vendimi përfundimtar, sot merren vendimet për hapat e mëtutjeshëm”, ka theksuar Beqaj./Indeksonline/