Kriza ulet çmimi i bukës
Kriza ekonomike dhe ulja e çmimit të lëndës së parë ka bërë që korçarët të përfitojnë bukë me çmim më të ulët. Efektet duket se nuk kanë qenë negative pas uljes së çmimit të grurit dhe miellit. Prodhuesit e mëdhenj kanë vendosur në unanimitet të bëjnë një ulje të çmimit për çdo produkt të bukës. Këtë e argumentojnë me rënien e çmimit të lëndës së parë që është mielli. Ulja e çmimit është 10 lekë për bukën 1 kg, ndërkohë që të gjitha specialitetet e bukës pranë furrave kanë pësuar të njëjtën ulje çmimi. Bëhet fjalë vetëm për bukën e grurit. Kanë qenë të paktën 20 furra të cilat kanë bërë këtë zbritje që ka çuar edhe në rritjen nga ana tjetër të klientelës. Nisma është ndërmarrë nga njëra prej firmave të mëdha prodhuese, që më pas ka marrë edhe akordin e furrave të tjera, pjesë e shoqatës së prodhuesve. Ulja e çmimit ka bërë që një bukë nga 70 lekë të shitet gjatë së mërkurës me 60 lekë. Ata e shpjegojnë rënien e çmimit të miellit me faktin se është bërë një ulje nga ana e fermerëve në çmimin e grurit.