Roli i faktoreve ekonomike ne te ardhmen Nga Ridvan Bode
Gjate dekades se fundit, e vecanerisht gjate 3- 4 viteve te fundit, vendi yne ka shenuar rezultate mjaft pozitive sa i takon performances dhe zhvillimit ekonomik. Nje rritje ekonomike mesatarisht mbi 6 per qind ne vit, (nga me te lartat ne Evrope); thuajse trefishimi i te ardhurave per fryme ne harkun e disa viteve dhe klasifikimi i vendit nga nje vend i varfer ne nje vend me te ardhura mesatare; rezultate te tjera pozitive ekonomike te konfirmuara tashme nga institucione te ndryshme nderkombetare mes te cilave dhe BB-ja, per rezultate pozitive ne ambientin makroekonomik te vendit te stabilizuar, per nje sasi reformash strukturore, reforma qe kane te bejne me permiresimin e ambientit per biznesin, jane nje deshmi e forte jo vetem per progresin ekonomik te bere gjate viteve te shkuara, por krijojne gjithashtu nje mundesi dhe japin nje perspektive pozitive optimiste edhe per te ardhmen e vendit tone. Kjo dinamike e progresit ekonomik manifeston nje trend te qarte te Shqiperise drejt konvergimit ne nivelet e mireqenies se vendeve te zhvilluara dhe te unionit ku ne aspirojme te integrohemi, ne procesin e integrimit evropian. Axhenda e rritjes ekonomike te Shqiperise dhe zhvillimit ekonomik te vendit, sigurisht qe u afektua nga zhvillimet ne ekonomine rajonale dhe ate boterore, e filluar me krizen e sistemit financiar dhe pastaj me krizen ekonomike globale, ndikuan ne ritmet e zhvillimit te rritjes ekonomike duke kaluar nga rritje prej 8 % ne vitin 2008 ne 3.3 % ne vitin 2009 dhe pritet qe per vitin 2010 te shkojne ne 4.1 %. Sidoqofte, rritja ekonomike pozitive ishte nje lajm po ashtu pozitiv per ekonomine shqiptare ne opinionin nderkombetar dhe aq me teper me ritme te tilla kaq te larta, duke shenuar nivelin me te larte te rritjes ekonomike ne Evrope dhe ne rajon. Pra mbetemi me dinamizmin me te madh ekonomik edhe pergjate periudhes se krizes. Progresi i qenesishem i arritur nga ekonomia shqiptare gjate viteve te shkuara, sigurisht qe eshte nje kapitull teper pozitiv i historise ekonomike te Shqiperise dhe ne te njejten kohe eshte nje kapitull qe nxjerr ne pah sfidat e medha te se ardhmes. Zhvillimet e dekades se fundit deshmojne qarte se tashme vendi eshte ne nje trend te mbare ekonomik, ekonomia ka nje dinamizem te saj pozitiv dhe kjo sigurisht eshte teper e rendesishme, por nga ana tjeter ruajtja e ketij trendi rrites, te larte, konsolidimi i metejshem i tij eshte akoma me thelbesor dhe perben sfiden e qeverisjes dhe gjithe faktoreve ekonomike ne te ardhmen. Ne keto kushte pra, kur bota ekonomike ndodhet perballe transformimeve te medha, sfidave te medha per t'ju rikthyer ritmeve pozitive te rritjes, te cilat edhe pse pritet te fillojne gjate vitit 2011 ne menyre te qendrueshme, do te duhet kohe per te rikuperuar renien ekonomike te periudhes se krizes, mbase disa vite, natyrshem ka lindur dhe ka hapur debatin dhe diskutimin rreth rritjes ekonomike, edhe ne ekonomine shqiptare. Duhet thene se dinamizmi dhe rritja e ekonomise shqiptare pikerisht ka perballe suksesin, modelin tone ekonomik i cili bazohet ne nje qendrim teresisht liberal ndaj biznesit dhe ne nje politike mbeshtetese ne raport me te. Nuk ka pasur modele te perqendruara, te financuara dhe te subvencionuara nga ana e shtetit, nuk ka pasur modele te bazuara mbi financime jo te qendrueshme te sistemit financiar mbi ato flluska, apo tullumbace qe u verejten ne ekonomite e tjera. Dhe kjo na ben te besojme se edhe ne te ardhmen e neserme, ekonomia shqiptare do te vijoje te performoje sic performoi pergjate krizes, ne menyren me pozitive. Pertej debateve dhe diskutimeve pasionante qe behen nga qarqe te ndryshme te politikes apo te botes akademike, edhe nje here qeveria rikonfirmon qendrimin e saj per modelin e rritjes ekonomike ne Shqiperi, i cili nuk do te jete nje model i organizuar, i perqendruar, i planifikuar, i drejtuar, por do te jete nje model i cili do te mbeshtetet ne disa parime te deshmuara, te suksesshme per te gjithe periudhen e tranzicionit per ekonomine shqiptare.
Ne radhe te pare qeveria mendon se si baze per te garantuar nje rritje ekonomike te qendrueshme ka sherbyer dhe do te sherbeje stabiliteti makroekonomik i vendit, angazhimi i saj thelbesor edhe per gjate periudhes se krizes dhe presioneve te krizes globale ne ekonomine shqiptare per te mos denatyruar treguesit kryesore qe perbejne bazen e ekonomise shqiptare te tilla si niveli i borxhit publik, i deficitit, i inflacionit, i papunesise, i kursit te kembimit, i raporteve te ekonomise shqiptare me ekonomine rajonale dhe ate nderkombetare. Te gjitha keto kane qene dhe mbeten ne vemendje te qeverise shqiptare per te krijuar shtratin mbi te cilin duhet te ndertohen strategjite e biznesit ne planin mikroekonomik. Pra vijimi dhe perqendrimi ne nje qendrueshmeri te treguesve kryesore makroekonomike te vendit, do te vijoje te mbetet ne perspektive, nje nga prioritetet kryesore te qeverise.
"Nga fjala e ministrit te Financave ne prezantimin nga BB te studimit "Shqiperia: Axhenda e re e rritjes ekonomike"