Roli i familjes, Topalli shigjeton kreun e PS-së
12/03/2009 Kryetarja e Kuvendit takon studentët e Elbasanit
ELBASAN- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar që nga Elbasani në mënyrë indirekt liderin e opozitës Edi Ramën, gjatë fjalës së saj mbi rolin dhe vlerat që mbart familja dhe shoqëria kundër fenomenit të dhunës. Ajo ka përmendur rastin e nënë Feridesë, si një hipokrizi dhe keqpërdorje të të moshuarës nga Rama, megjithëse kryeparlamentarja ka shmangur përmendjen e emrit të tij gjatë fjalimit përballë studentëve, por edhe të ftuarve në sallën e konviktit të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. “Unë nuk mund të pranoj që një njeri që është ushtrues i dhunës në familje të flasë kundër dhunës në familje. Refuzoj të pranoj një person që ka qenë i paaftë për të mbajtur fort një familje të flasë për bashkim të një shoqërie që është familja bazë e saj, siç kam refuzuar pak muaj më parë ta bëj pjesë të asaj që mund të ketë marrë tek ju dhembshuri si rasti i ‘nënë Feridesë’. Të flasë për moralin ai që është në fakt morali i hipokrizisë dhe në qoftë se pranojmë këtë, ne nuk jemi të vërtetë me veten tonë, me ndërgjegjen tonë, me nënat tona, me fëmijët tanë. Ndaj duhet të bëni shumë kujdes e të shikoni diferencën”, - u tha ajo të pranishmëve. Kryetarja Topalli ka përmendur një fjalim të Presidentit të SHBA-së Barak Obama, pak ditë më parë për të krahasuar politikat e realizuara nga qeveria shqiptare. “Ne nuk kemi vendosur të zgjidhim sfidat njëra pas tjetrës por përkundrazi, kemi marrë vendime shumë të rëndësishëm për t’u përballur me sfidat që ka ky vend në të gjitha drejtimet. Jemi përballur me sfidën e zhvillimit ekonomik që është parësor, sfidën e integrimit duke realizuar ëndrrën për integrimin në NATO”, - vijoi ajo. Pasi e cilësoi dhunën një fenomen global, kryeparlamentarja Topalli përmendi edhe legjislacionin shqiptar në përmirësim.