E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUIZNI ndan sot tapitë për shtesat pa leje

12/03/2009  Janë rreth 6620 pronarë të shtesave të paligjshme, lokale, apartamente apo garazhe që do të pajisen sot me lejen e legalizimit. Agjencia e Legalizimeve njoftoi se do të zhvillojë ditën e sotme një takim për të dorëzuar këto dokumente mjaft të rëndësishme për qytetarët, pasi u hap rrugë regjistrimit të tyre si pasuri e vlefshme për t’u shitur dhe blerë në treg. Jo vetëm kaq, por me anën e kësaj procedure këto objekte bëhen të vlefshme si garanci për të marrë kredi në sistemin bankar. Ndërkaq, është përgatitur i gjithë dokumentacioni si dhe kalendari përkatës për shpërndarjen e këtyre lejeve në të gjitha qarqet e vendit. “Ditën e enjte do të shpërndahen lejet e legalizimit të një numri të konsiderueshëm pallatesh me shtesa informale, në kryeqytet, rreth 6 620 apartamente, lokale dhe garazhe”, - njoftuan burimet zyrtare të ALUIZNI-t. Javën e kaluar u hap etapa e shpërndarjes së lejeve të legalizimit për të gjitha objektet informale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›