Leja e tualetit i “dhuron” arratisje nga komisariati
12/03/2009 Skandali i radhës nw Policinw Shqiptare, nga dhomat e paraburgimit ikën 30-vjeçari
SHKB heton dy oficerwt që dhanë lejë e turpëruan sërisht uniformwn blu
TIRANE- Një person që është shoqëruar në polici ka mundur të kryejë një arratisje spektakolare nga ambjentete e komisariatit të qytetit Kavajë. Ai quhet Edmond Tafariçi 30 vjeç lindur dhe banues në Kavajë i cili gjatë shoqërimit në dhomat e rajonit të policisë, mësohet se i ka kërkuar uniformave blu lejë për të shkuar në tualet. Duke respektuar nevojat e tij personale punonjësit e policisë i kanë dhënë lejë, por pas disa minutash ata kanë vërejtuar se shtetasi Edmond Tafariçi ishte arratisur nga ambientet e paraburgimit. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje në operacionin për arrestimin e Tafariçit janë hedhur një numër i konsiderueshëm forcash policore, por mësohet se deri tani përpjekjet e tyre nuk kanë sjellë asnjë rezultat konkret. Uniformat blu të komisariatit të Kavajës kanë rrethuar zonën në një reze të gjërrë si dhe në të njëjtën kohë kanë kryer krehjen e çdo vendi të dyshimtë, ku mendohet se fshihet 30 vjeçari që akuzohet për kanosje me armë. Ndalimi i 30 vjeçarit është kryer mbrëmjen e datës 10 mars, ku pas një sheri me një bashkëmoshatarin e tij, Tafariçi kishte shkuar pranë banesës së personit që ishte konfliktuar, duke e kanosuar atë me anë të një arme zjari. Mirëpo menjëherë pasi janë vënë në dijeni mbi situatën, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Edmond Tafariçi. Ky i fundit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Kavajës, në të cilin mësohet se ka qëndruar deri në orët e para të mengjeësit.
Arratisja
Burimet thanë se rreth orës 08:00 të ditës së djeshme dy oficerë të këtij komisariati kanë shkuar në dhomën e të arrestuarit me qëllim marjen e deklarimeve të tij për dokumentimin e rrethanave të sherit që kishte ndodhur një ditë më parë. Gjatë këtij procesi i arrestuari Edmond Tafariçi mësohet ti ketë kërkuar lejë oficerë, për të shkuar në banjë. Duke mos dyshuar në ndonjë skenar të mundshëm arratisje, ata i kanë dhënë lejë 30 vjeçarit Tafariçi që ai të shkojë në banjë, e cila ndodhej në fund të korridorit të katit të dytë. Menjëherë sapo ka shkuar në fund të korridorit 30 vjeçari duke shfrytëzuar edhe mos ekzistencën e punonjësve të policisë është hedhur nga dritarja që ndodhej afër banjës. Nga kati i dytë i banesës së komisariatit të Kavajës, Tafariçi ka rënë në tokë duke mos pësuar asnjë problem. Prej këtej ai është largur me shpejtësi në drejtim të paditur. Ndërkohë që nga koha e gjatë e “qëndrimit” të tij në banjë, kanë dyshuar edhe punonjësit e policisë, ku njëri prej tyre ka shkuar vetë të shikojë situatën. Sapo ka mbëritur aty ai ka dhënë alarmin, por gjithçka ka qënë shumë me vonesë. Lidhur me ngjarjen në Kavajë kanë shkuar disa specialistë të SHKB, të cilët po kryejnë edhe hetime mbi dy oficerët e policisë që lejuan Edmond Tafariçin të shkonte në banjë.
Precedenti më 26 janar 2006
Ikja pa mundim nga komisariati i Durrësit
Hetuesit e Prokurorisë së Durrësit kanë zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë, kur Dritan Rexhepi, vetëm pas 12 orëve në qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Durrësit, ka arritur të largohet pa shumë mundim. Sipas tyre, ka qenë momenti i procedurave të arrestimit, në një kohë që të tre punonjësit e policisë janë treguar të pavëmendshëm, duke shoqëruar një të paraburgosur tjetër dhe duke lënë hapur derën e dhomës ku qëndronte Rexhepi. 25-vjeçari ka dalë pa mundim nga dhoma, duke ecur me hap normal drejt daljes së të gjithë institucionit. Mësohet se në atë kohë të tre punonjësit e policisë, Albert Strati, specialist, Naim Dedja, punonjës gatishmërie dhe Shpëtim Farruku, po në të njëjtën detyrë, janë arrestuar, me akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit. Ndërkohë, u ndoqën në gjendje të lirë, Odise Andrea, shef i seksionit të antiterrorit. Aktualisht Rrexhepi ndodhet në Hollandë.