Roli i gruas në qeverisje, Wollfarth, Rama e Topalli: 30% në vendimmarrje
TIRANE - Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth deklaroi se gratë në Shqipëri vazhdojnë të jenë të papërfaqësuara në politikë.
Në konferencën për rritjen e rolit të gruas, në Tiranë, ambasadori Wollfarth e cilësoi të papranueshme dhe të pandershme përjashtimin e grave nga jeta publike.
“Mundësitë për gratë, që të jenë pjesëmarrëse aktive është një parametër thelbësor i demokracisë funksionale. Nuk është e mjaftueshme që të ketë një pjesëmarrje të vogël të grave në jetën publike” theksoi ambasadori i OSBE-së.
Në konferencën e organizuar nga OSBE-ja ishin të pranishëm edhe kryetari i PS-së Edi Rama, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, lideri i LSI-së Ilir Meta dhe disa deputete të Kuvendit të Shqipërisë.
RAMA: BASHKARISHT TË SHTOJMË NUMRIN E GRAVE NË VENDIMARRJET POLITIKE
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama në fjalën e tij sot në konferencën ‘Për rritjen e rolit të gruas në qeverisje” u shpreh se është koha që të punohet bashkarisht që të rritet roli i gruas në vendimarrje politike. Me nota humori Rama iu përgjigj deklaratës së Topallit se burrat janë shkatërrues, duke cituar se ‘fton gratë e forta të PD që të bëjnë gjithcka për të mbizotëruar burrat shkatërrues”.
Kreu i PS tha se nëse parlamenti do të kishte më shumë gra në përbërje, korrupsioni në vend do të ishte më u ulët falë vendimarrjeve jo të korruptuara.
“Jam i bindur sikur parlamenti të kishte këtë përbërje pa dyshim do ishte më i efektshëm, këtë e them jo për fjalën e rastit, por jam i bindur sesa më shuëm gra të përfshihen në vendimmarrjen e këtij vendi, aq më e pakorruptuar do ishte vendimmarrja. Por sa më shumë gra të ishin në parlament, spikeren do të ishte mirë ta kishim burrë, më fal znj,Topalli”.
(da.bo/er.nu/BalkanWeb)