E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roli i hetimit, Kryeprokurorja takime pune në Francë

Gjatë qëndrimit në Francë, Kryeprokurorja Ina Rama ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve homologe dhe të linjës. Tema te diskutimit kane qene mbi rolin e hetimit dhe funksionimit të Gjykatave të Krimit 

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, po zhvillon një vizitë disaditore pune në Francë, bënë të ditur sot burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjatë kësaj vizite, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka zhvilluar takime me Jean-Claude Marin, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit, Jean-Michel Bruntz, Avokat General, Prokuror pranë Gjykatës së Lartë, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjithashtu ajo ka takuar Jacques Degrandi, Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit, me të cilin ka diskutuar mbi rolin e hetimit dhe funksionimit të Gjykatave të Krimit. Ndërkohë që, një tjetër takim i rëndësishëm i saj, ishte edhe ai me Laurent le Mesle, Prokurorin e Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Parisit.
Gjatë qëndrimit në Francë, Kryeprokurorja Ina Rama do të realizojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve homologe dhe të linjës.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›