Zbulohet parcela me fidanë hashashi, në kërkim pronari
Seksioni i luftës kundër kultivimit të lëndeve narkotike zbuloi në periferi të fshatit Shushicë të Elbasanit shumë prane pyllit me pisha një zonë të mjellë me kanabis sativa. Policia sekuestroi 332 fidanë në cilësone e provës materiale
ELBASAN-Një parcelë e mbjellë me bimë hashashi është zbuluar në periferi të Elbasanit. Zbulimi është bërë një ditë më parë pasi policia e Qarkut të Elbasanit kishte marrë sinjalizimin se në rrethinat e Elbasanit kultivohej hashash. Seksioni i luftës kundër kultivimit të lëndeve narkotike pasi konfirmoi të dhënat dhe evidentoi në periferi të fshatit Shushicë të Elbasanit shumë prane pyllit me pisha një zonë të mjellë me kanabis sativa. Policia sekuestroi 332 fidanë në cilësone e provës materiale dhe asgjësoi 15 të tjerë. Fidanët ishin në prag zhvillimi dhe për mbrojtjen e tyre dhe rritjen e shpejtë ishin mbuluar e shishe plastike duke krijuar keshtu nje mini sere. Puna e policisë tani është përqëndruar në gjetjen e pronarit të tokës që ka kryer veprën penale, atë të kultivimit të bimës së hashashit.
(d.b/BalkanWeb)