Rolling Stones rikthehet me dy këngë

Sipas portalin NME, anëtarët e Rolling Stones më në fund i kanë konfirmuar thashethemet për kthimin e tyre, megjithëse jo me një album të ri – siç thuhej – por me një kompilacion të hiteve të tyre të njohura.
Me këtë kompilacion grupi shënon 50-vjetorin e ekzistencës, dhe pjesë e tij do të jenë edhe dy këngët që anëtarët e Rolling Stones i incizuan në Paris, para vetëm dy muajve. Dy këngët e reja quhen 'Gloom And Doom' dhe 'One Lost Shot', dhe njëkohësisht paraqesin materialet e fundit të grupit që nga viti 2005, kur doli albumi “A Bigger Bang”.
Ndryshe, kompilacioni “GRRR!” do të dalë në treg më 12 nëntor, dhe ai do të mund të blihet në formate të ndryshme, përfshirë versionin me tre CD, me 50 këngë, apo formatin ekskluziv me katër CD, me plot 80 këngë.