E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma: Adriano bie 5 kilogramë në 10 ditë

Mbipesha

Pesë kilogramë në dhjetë ditë: jo keq nga një dietë dobësuese për Adrianon. Efektet e para të kursit të ri fillojnë të duken në fizikun e qendërsulmuesit brazilian: u zhduk për shembull gjysma e dhjamit. Adriano po bie gjithnjë e më shumë nga pesha, nuk është akoma në formë, por edhe një muaj tjetër stërvitje me ushqim korrekt, mund ta afrojë pranë peshës normale, mes 90 e 92 kilogramëve. Dita e parë romane e ish-qendërsulmuesit të Flamengos ishte shokuese. Jo për të, Adrianon, por për ata që e panë. Më 8 qershor qendërsulmuesi brazilian bëri vizitat mjekësore në poliklinikën “Gemelli” të Romës: gjithçka mirë, përveç peshës. Pas rikthimit nga Brazili ku kishte bërë pushimet gjithçka ka ndryshuar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›