E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Dua të qëndroj te Barcelona

Përgënjeshtrimi

Sulmuesi i Barcelonës, Zllatan Ibrahimoviç, tha se do të qëndrojë te klubi katalanas, pavarësisht nga spekulimet që e shohin atë duke luajtur te çelsi, Siti apo Milani. Ibrahimoviç nuk la një përshtypje të mirë gjatë vitit të parë në “Kamp Nou” dhe fakti që Barcelona e bleu për 40 milionë David Vilën, vë në dyshim vendin e titullarit për të. Gjithsesi, ai deklaron se nuk ka ndërmend të largohet: “Isha një futbollist i Barcelonës, kur nisa pushimet dhe do të jem lojtar i Barçës edhe kur të kthehem, tha ai. Kam edhe katër vjet kontratë me këtë klub dhe kam ndërmend ta respektoj atë”. Ish-sulmuesi i Interit ka hedhur poshtë të gjitha hipotezat për një të ardhme në një ekip tjetër.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›