E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e Anglisë duan shkarkimin e Kapelos

Polemika të shumta pas Botërorit 2010 ka edhe në Itali dhe në Gjermani

Famëkeqja "Capello Index" vazhdon të prodhojë polemika në Angli. Vlerësimet e diskutueshme të lojtarëve, të cilët morën pjesë në Kupën e Botës, kanë krijuar disa fërkime me Federatën Angleze të Futbollit, në të cilën, mes 45 futbollistëve të parë, nuk renditet asnjë nga futbollistët e kombëtares angleze, ishin hedhur në internet me dëshirën e vetë Kapelos. Trajneri italian, në fakt, e kishte konsideruar një gjë të çuditshme këtë informacion dhe kishte theksuar se ky vlerësim nuk ishte bërë prej tij. Por tashmë dëmi ishte bërë dhe futbollistët anglezë sigurisht që nuk e kanë marrë aspak mirë atë klasifikim, në të cilin, në vendin e parë renditej Diego Forlan, përpara Miroslav Kloses dhe Tomas Mylerit. Tashmë, yjet e kombëtares angleze duan shkarkimin e Don Fabios, njeriut që ka stiluar “vlerësimet” në lidhje me lojtarët në Botërorin afrikanojugor, edhe pse Federata Angleze ishte kundër. Duke e bërë publike renditjen personale të tij, Kapelo ka shkelur rregullin e pashkruar të raporteve mes trajnerit dhe lojtarëve. Hapi mbrapa i trajnerit të “Tre Luanëve” nuk është përtypur nga lojtarët e kombëtares së tij, të cilët kanë deklaruar për "Sunday Mirror" se "Federata Angleze duhet ta shkarkojë, ose minimumi ai duhet të japë vetë dorëheqjen, duke bërë kështu një gjest që e nderon”. “Duke marrë në konsideratë të gjitha polemikat mbi performancën tonë kolektive në Kupën e Botës është një turp absolut, që në këtë lojë është përfshirë trajneri ynë”, përfundojnë futbollistët. Gjithsesi, sipas "News of the World", mund të jetë Gareth Suthgejt, i trajneri i Midëllsbrout, i përzgjedhuri i FA-së, kur zëvendësi i tij aktual, Stjuart Pirs, do të drejtojë Under 21. Madje, sipas gazetës britanike, Southgejt mundet të jetë edhe zëvendësi i ardhshëm i trajnerit italian, kontrata e të cilit skadon në 2012. Ka vetëm një javë që Botërori është mbyllur, por polemika ka si në Gjermani, edhe në Itali. Në futbollin italian ka qenë një vendim i FIGC-së, ai që ka nxitur irritimin e Serisë A dhe B: pas katastrofës në Botëror, federata ka vendosur t’i japë të drejtën klubeve të blejnë vetëm një lojtar ekstrakomunitar për sezonin, ndërsa deri tani ishin dy. Reagimi i parë ka ardhur në asamblenë e FIGC nga ana e përfaqësuesve të klubeve. Ndërkohë që është paralajmëruar edhe një grevë e lojtarëve në ditën e parë të kampionatit italian të futbollit. Në Gjermani, polemikat janë në lidhje me programin e ndeshjeve të “Mannschaft”-it. Skuadra e Lëvit ka në kalendar miqësoren e radhës kundër Danimarkës, më 11 gusht. “Për ne duket një ndeshje përgatitore më shumë se sa qesharake”, ka deklaruar Van Gal, trajneri i Bajernit të Mynihut. Në fakt tekniku i bavarezëve është më i ndëshkuari nga ky program. Tetë lojtarët e tij, të cilët militojnë në kombëtare, janë me pushime dhe do të nisin stërvitjen vetëm më 2 gusht, është një çmenduri. Nëse FIFA do të arsyetonte, do t’i fshinte këto ndeshje nga kalendari. Shpresoj se ky zotëria Sep Blater të më dëgjojë”. Ndryshe holandezi nuk e ka përjashtuar bojkotin nga ana e kampionëve të tij.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›