Reali, gati planin: Ëzilin për Kakanë
Murinjo
Të dhënat mbeten të shumta dhe çojnë të gjitha në një përfundim: vitin e ardhshëm, Kakà nuk do të jetë një futbollist i Real Madridit. Ançeloti dhe çelsi qëndrojnë në dritare, duke pritur evoluimin e situatës. Në orët e fundit, “merengesit” kanë intensifikuar gjuetinë karshi Mesut ëzilit, futbollist që pëlqehet nga Hoze Mourinjo. Më saktësisht, siç shkuan gazeta “AS”, përfaqësues të kompanisë “Eurofinanza Sport”, që zotëron kartonin e ëzilit, janë takuar me drejtuesit e Realit, Valdano, Sançez dhe Pardeza, për të shqyrtuar mundësinë e kalimit të turko-gjermanit në “Santiano Bernabeu”. Turku është njeri që do të zërë vendin e Kakasë në Realin e Murinjos.
#