Roma-Barcelona, nuk e duan Krkiçin

E ardhmja e Bojan Krkiçit është në dyshim, pas njoftimeve se Roma e as Barcelona nuk e duan sulmuesin spanjoll.
Krkiç, gjatë verës së vitit të kaluar iu bashkua Giallorossëve në formë huazimi me mundësi të blerjes. Por, sipas uebfaqes fichajes.net, Roma nuk është e gatshme të paguajë 28 milionë euro për transferimin e përhershëm të 21 vjeçarit.
Kurse, në shërbimet e tij nuk llogarit as klubi amë Barcelona. Krkiç, ka dështuar të tregojë kualitetet e tij në Serie A ku rrallë herë është paraqitur si titullar.