E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, 30 milionë euro për Van Persien

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie, gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Express.

Van Persie, 28 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri më 2013 dhe është futbollisti kryesor i gjigantit londinez i cili deri më tani gjatë këtij sezoni ka shënuar 37 gola.

Ylli holandez, së fundmi është përmendur edhe si objektiv i rivalit Manchester City që i ka premtuar pagë javore prej 240 mijë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›