Roma-Lacio, derbi që “nxeh”Kupën e Italisë
ROME- Roma dhe Lacio do të përballen të mërkurën në çerekfinale të Kupës së Italisë, në një derbi që pavarësisht kompeticionit, mbetet gjithnjë i nxehtë. Klaudio Ranieri pret një tjetër fitore pas asaj në kampionat, ndonëse gjërat brenda ekipit verdhekuq nuk duken aq të qeta. “Ajo çfarë ndodhi me Vuçiniç ishte një shpërthim i papritur dhe që ka mbaruar me kaq, - komentoi Ranieri. – Mirko duhet të kuptojë se trajneri është mbi gjithçka. Derbi?
Është një derbi i vërtetë, kemi shumë dëshirë të fitojmë. Është nga ato ndeshje ku trajneri flet më pak, sepse futbollistët karikohen vetë, ndjejnë euforinë e tifozëve. Për këtë sfidë kam menduar madje edhe për penalltitë”, shtoi tekniku i Romës. Ndërkohë, në kampin e Lacios ka më shumë dëshirë për hakmarrje pas humbjes në kampionat.
“Askush nuk dëshiron ta humbasë këtë derbi edhe pse është në Kupë. Për ne është e rëndësishme ta vazhdojmë këtë aventurë, ndërsa për Romën më pak, pasi ka edhe Champions”, u shpreh trajneri Edi Reja.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)