Serbi, H1N1 regjistrohet vdekja e parë për vitin
BEOGRAD- Serbia regjistroi vdekjen e parë për këtë vit lidhur me virusin e gripit H1N1, njoftoi sot Instituti Kombëtar për shëndetin në një komunikatë.
"U regjistrua rasti i parë i vdekjes lidhur me virusin e gripit H1N1. Bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1968, nga Banati, në verilindje të Serbisë dhe i cili vuante nga një sëmundje kronike e zemrës", bëri të ditur instituti.
Në Serbi, 26 persona janë prekur nga virusi H1N1, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë janë shtruar në spital në pavione të kujdesit intensiv, shtoi i njëjti burim.
(d.b/BalkanWeb)