Drukas: S’kaMaqedoni në NATOpa zgjidhur emrin
ATHINE- Ministri i Jashtëm grek deklaron se pranimi i Maqedonisë në NATO është i pamundur pa mbylljen paraprake të çështjes për emrin. Dhimitris Drucas deklaron se për Athinën zgjidhja për këtë çështje është një emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, deklaroi "Një qëndrimi i këtillë nuk duhet të interpretohet si mungesë e dëshirës së Athinës për integrimin e Shkupit në NATO", deklaroi Drucas në takimin e djeshëm me shefat e zyrave të informacionit në ambasadat greke dhe organizatave turistike në vendet e huaja.
Greqia, sipas tij, ka pasur qëndrim konstruktiv rreth kësaj çështje dhe për këtë i bën thirrje lidershipit në Shkup të tregojë konstruktivitet më të madh.
Kontestuese për Drucasin është edhe integrimi evropian i Turqisë.
''Që të mundet Ankaraja të përparojë drejt BE-së duhet të plotësojë kushtet paraprake të paracaktuara'', u shpreh shefi i diplomacisë greke.
(mia/Balkanweb)