E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma do dëshmpërblim për Burdizon

Roma do të kërkojë kompensim nga Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) pas dëmtimit të rëndë të qendërmbrojtësit Nikolas Burdizo. Futbollisti këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 kundër Kolumbisë dhe do të mungojë për gjashtë muaj. Sipas mediave italiane, Roma ka udhëzuar avokatët e saj të përgatisin kërkesën për kompensim në AFA. Burdizo është kthyer në Romë për konsultime me stafin mjekësor të verdhekuqve përoara se të operohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›