Alegri: Goli i Sedorf ishte, i rregullt
Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri ka deklaruar se goli i shfuqizuar i Klarens Sedorfit në ndeshjen ndaj Fiorentinës ishte gol i rregullt dhe nuk duhej anuluar. “Ekipi luajti shumë mirë, edhe pse ne shëuam një gol të rregullt që u anulua nga gjyqtari, por nuk ka problem për mua. Më pas në pjesën e dytë, Fiorentina na vuri në vështirësi me anë të Manuel Paskual, përderisa portieri Artur Boruç arriti të bëjë pritje të pabesueshme”, ka thënë Alegri.