E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uesli Shnajder do të mungoje 20 ditë!

Interi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Uesli Shnajder për 20 ditë, pasi ai pësoi një dëmtim përpara ndeshjes ndaj Kajliarit. Interi luan në mesjavë me Trabzonsporin në Ligën e Kampionëve dhe Ranieri nuk do të mund të ketë shërbimet e holandezit. Si alternativë janë Riki Alvarez dhe Filipe Kutinjo. Shnajder pësoi një dëmtim në femurin e këmbës së djathtë të tij dhe sipas informatave zyrtare nga klubi nerazzur, holandezi do të mungojë tri javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›