E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma e interesuar për Stekelenburg

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, ka deklaruar se skuadra e tij është e interesuar për portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg.

Holandezi është lidhur së fundi me një transferim te Roma dhe klubi italian tani ka pohuar interesimin për të.

“Maarten Stekelenburg? Është e vërtetë se çdokush do të dëshironte ta ketë portierin e Ajaxit”, ka thënë Sabatini.

Edhe agjenti i lojtarit ka thënë se ai është i hapur për një transferim në Olimpico.

“Maarten mund të shkojë te Roma, absolutisht. Mund të them vetëm se ato raporte se Ajaxi ka caktuar një shumë prej 10 milionë euro thjesht janë të pavërteta. Nëse Roma bën një propozim zyrtar, atëherë Roma ka përparësi”, ka thënë agjenti Robert Jansen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›