Roma fiton në Parma, parakalon sërish Interin
Roma rimori kryesimin e përkohshëm të Serisë A pas fitores 2-1 në transfertë me Parmën në ndeshjen hapëse të javës së 36-të , çka i ngjiti verdhekuqtë në krye me një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë (73 pikë), që nga ana tij do të luajë sot me Lazio në Romë. Francesko Toti realizoi golin e parë për skuadrën e Klaudio Ranierit në minutën e 5-të, ndërkohë që në pjesën e dytë dyfishoi Tadei (75’). Lanzafame (81’) shkurtoi diferencën për Parmën, që mbeti me dhjetë lojtarë nga minuta e 89-të pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdha) të Himenez. Renditja provizore: Roma, 74 pikë, Interi, 73 pikë, por zikaltërit kanë edhe për të luajtur ndeshjen e tyre. Në rast të një barazimi me pikë në fund të sezonit Roma është e favorizuar pasi ka fituar takimin direkt me Interin (2-1).