E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santosi planifikon rikthimin e Robinjos

Santosi po planifikon një blerje sensacionale për festimet e 100-vjetorit të krijimit të klubit. Sipas së përditshmes braziliane, “Estado”, blerja e madhe e klubit mund të jetë sulmuesi i Milanit, Robinjo, lëvizje e cila është e arritshme edhe ekonomikisht për Santosin pasi pritet që Neymar të transferohet në Spanjë për 55 mln Euro në Korrik të vitit 2012, informon Sport News. Manovra të mëdha këto për klubin, por që zërat për Robinhon konfirmohen edhe nga presidenti i klubit, Alvaro Ribeiro. “Do të ishte një ëndërr të kishim sërish Robinjon në ekip, e për më tepër në 100 vjetorin e klubit dhe do të bejmë të pamundurën që ta realizojmë këtë transferim”, deklaroi presidenti i klubit brazilian. Tashmë topi është në fushën e Robinjos, i cili duhet të vendosë nëse do të lërë Milanin për t’u rikthyer në ekipin që i hapi rrugën në futbollin elitar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›