Rafael Benitez pret një ofertë joshëse
Ish-trajneri i Interit, Rafael Benitez ka thënë se synon një post të rëndësishëm në Europë dhe do të konsideronte edhe një rol ndërkombëtar me Spanjën ose Anglinë. Benitez është pa angazhim prej kur u largua nga Interi në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse mori oferta për rikthim në detyrë. Megjithatë, spanjolli pret ofertën e duhur dhe thotë se duhet të ketë shanse për të fituar tituj. “Kur shikon për diçka tani, pasi ke fituar Ligën e Kampionëve ose tituj në Spanjë dhe kudo, thua ‘dua që dikush të më ofrojë një projekt për të fituar sërish Ligën e Kampionëve, ose Premierligën’. Duhet të jetë sfiduese. Por, duhet pranuar se çdo trajner do të dëshironte të ishte në krye të kombëtareve të fuqishme si Spanja dhe Anglia”, deklaroi Benitez për Sky Sports.