Duka sulmon Pangon. Ministri nesër në konferencë

"Në futboll ka edhe njerëz aktivë për gjetjen e gabimeve tona, të cilët paskan kuptuar se futbolli në Shqipëri ka katër probleme, gjë që tregon sesa afër me futbollin janë këta njerëz jo të nderuar", - u presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, gjatë mbrëmjes Gala të organizuar në ambientet e Hotel Tiranës, me rastin e festave të fundvitit.
Bosi i FSHF-së nuk harroi të sulmojë ministrin e Sporteve Pango, pas akuzave që ky i fundit i ka adresuar ekipit kombëtar dhe vetë presidentit të FSHF-së.
"Ata më akuzojnë mua dhe presidentët e klubeve, që kontribuojnë financiarisht se shesim ndeshje", - duke theksuar se këshilltarë të Pangos i kanë dërguar edhe një letër të zezë UEFA-s. Ministri Pango nga e tij, ka bërë të ditur se do të organizojë një konferencë për shtyp ditën e premte (ora 9:30).
Në ceremoninë Gala të ndarjes së cmimeve u nderua edhe ish-futbollisti i shquar i Tiranës dhe ekipit kombëtar, Arben Minga (autori i golit të pa harruar në fitoren 2-0 me Belgjikën), i cili u nda nga jeta në vitin 2007. Në mungesë të Ben Mingës, pllakata me cmimin special u tërhoq nga e ëma e tij, mes duartrokitjeve të shumta.
Ekipi më i mirë i vitit u shpall Dinamo (kryeson bindshëm kampionatin), që mori shumicën e votave të përfaqësuesve të Ligës Superiore.