E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli ndëshkohet me të kuq në përballjen me Gallatasarajin

Stamboll (Start)- Ndeshja e Haxhetepesë me Gallatasarojin në Stamboll nuk përfundoi në mënyrën më të mirë për lojtarin shqiptar, Admir Teli. Shkodrani doli nga loja me karton të kuq në minutën e 76’, duke e lënë ekipin e Haxhetepesë me 9 lojtarë, pasi më parë kishte dolë po me të kuq një lojtar tjetër i tyre.

Në ndeshjen e përfunduar 3-1 për stambollinjtë, të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 33’. Më pas do të vinte një tripletë e çekut, Milan Barosh.

Në këtë takim për Haxhetepenë, nga shqiptarët Teli ishte i vetmi në fushë, pasi Sukaj nuk u aktivizua fare. Ekipi i tyre ndodhet në fundin e tabelës pas javës së 13-të me 9 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›