Tare, skaut i Lazios

Aventura e Igli Tares në postin e drejtorit sportiv të Lazios, sipas të gjitha gjasave, do të merr fund para kohe, edhe pse shqiptari sipas kontratës duhet të qëndrojë në këtë pozitë deri në vitin e ardhshëm.
Por, kjo nuk do të thotë se Tare do të largohet nga klubi i kryeqytetit italian. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, po vazhdon të bëjë ndryshime në strukturat organizative të klubit të tij, pas një sezoni zhgënjyes që pati kjo skuadër.
Sipas ueb faqes italiane La Repubblica.it, Lotito pritet që Taren ta angazhojë në rolin e skautit (vëzhguesit) të futbollistëve. Ndërkohë, njeriu numër një i Lazios po punon rreth gjetjes së zëvendësimit të Tares në postin e drejtorit sportiv.
Por, sipas kësaj ueb faqeje, Lotito kësaj radhe nuk e ka ndërmend të gabojë sikurse me emërimin e Tares në postin e drejtorit sportiv. “Tare ka munguar në kampin e Norcias? Nën prezencën e tij, skuadra nuk është sqaruar asnjëherë”, ka thënë Lotito.
Kurse Igli Tare, duke hyrë në qendrën stërvitore të Lazios, citohet t’i ketë thënë një tifozi: “Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë”.
Ndërkohë, tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e mundshëm të pasardhësit të Tares në postin e drejtorit sportiv të Lazios. Emri më i përfolur është ai i ish portierit të këtij ekipi, Angelo Peruzzi.
Përpos tij, për drejtor sportiv të Lazios përmendet edhe emri i Nanit, i cili deri më tani ka qenë drejtor sportiv i West Hamit, dhe ai i Paraticit nga Sampdoria.
Lazio në këtë edicion të garave në Serie A ka kaluar nëpër krizë të rezultateve, me ç’rast gjendet në pjesën e poshtme të tabelës së klasifikimit dhe cilësohet si skuadër e rrezikuar për të rënë në Serie B.
Pas 32 xhirove të zhvilluara, Lazio zë vendin e shtatëmbëdhjetë në tabelën e klasifikimit dhe ka 34 pikë të tubuara.