E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma nxjerr jashtë Realin e Madridit

• Liga e Kampioneve njohu edhe dy të tjerë të kualifikuar fatlumë, ku më e gëzuar pa dyshim ishte Roma e Luçiano Spaletit, që arriti të eliminojë në “Santiago Bernabeu” gjigantin spanjoll, Realin e Madridit.Roma arriti një kualifikim madhështor në “Santiago Bernabeu” pas fitores së dytë, po 2-1 me Realin. Skuadra italiane kishte fituar në Romë takimin e parë 2-1. Golin për Romën e shënoi Tadei në minutën e 73-të. Skuadra e Bernd Shusterit reagoi menjëherë dhe Raul realizoi pas dy minutash golin e barazimit duke mposhtur portierin e Romës, Doni. Golin e fitores për skuadrën e Spaletit e shënoi Mirko Vuçiniç në minutën e 92-të. Çelsi i miliarderit rus, Roman Abramoviç, zuri një vend mes tetë më të mirave të Evropës, kur mposhti me rezultat të pastër 3-0 kampionët e Greqisë, Olimpiakos. Mesfushori gjerman Mikael Balak shënoi golin e parë në të 5’ për Çelsin. Pas njëzet minutash i erdhi radha Lampardit për dyfishuar rezultatin, duke mposhtur për herë të dytë portierin e Olimpiakosit, Antonios Nikopolidis. Tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Salomon Kalu shënoi golin e tretë në minutën e 48-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›