E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo s’fal, vjen edhe hakmarrja me Partizanin

• Kupa e Shqipërisë ka luajtur të mërkurën katër ndeshjet e saj të para çerekfinale dhe Dinamo, Tirana, Vllaznia e Teuta kanë hedhur një hap drejt një vendi në gjysmëfinale, ndërkohë që shumë punë i mbetet për të bërë Kastriotit, Elbasanit, Besës dhe sidomos Partizanit.Dinamo-Partizani 3-1Në derbin kuqeblu të kryeqytetit, Partizani ka dalë i mundur në përballjen ndaj Dinamos, duke shpresuar te një gol i vetëm i Devollit për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme. Dinamovitët godasin të parët dhe Allmuça vepron shpejt midis mbrojtësve të Partizanit, duke goditur topin dhe duke përshëndetur rrjetën. Blutë kryesojnë 1-0 pas vetëm 250 sekondash lojë. Skuadra e trajnerit Ilir Daja shkon më e qetë në dhomat e zhveshjes, pasi Pejiç vepron shpejt, duke mposhtur portierin Shehi dhe duke dyfishuar epërsinë e bluve në sekondat shtesë. Në minutën e 71-të portieri Shehi gabon dhe goditja e lirë e Ishkës bën të përfundojë topi në rrjetë ndërkohë vetëm Devolli i jep shpresë Partizanit, duke shënuar me kokë në fund golin që mund t’i vlejë mjaft për ndeshjen e kthimit.Kastrioti-Tirana 0-3Tirana është pothuajse e sigurt për vendin e saj në gjysmëfinale, pasi bardheblutë kanë lënë pas zhgënjimin në kampionat dhe kanë fituar pastër, 3-0, në Laç ndaj Kastriotit, me një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytën. Me epërsinë njëgolëshe të Tiranës mbyllet pjesa e parë në Laç, ndërsa bardheblutë dyfishojnë epërsinë, me golin e tyre të dytë, me autor Daniel Xhafajn dhe një tjetër gol i Arapit për të fiksuar shifrat në 3-0 ndaj Kastriotit nënkupton se tanimë gjysmëfinalja është e sigurt. Besa-Vllaznia 2-2Në barazim 2-2 është mbyllur takimi i Kavajës, midis Besës dhe Vllaznisë, ku mëkatari kryesor ishte mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, Zekerija Ramadani, i cili shkaktoi edhe një autogol. Ndonëse Besa kaloi në epërsi me anë të Xhihanit në fundin e pjesës së parë, mbrojtësi Ramadani gabon rëndë, duke i dhënë mundësi Sinanit të mos e ketë të vështirë ta ndëshkojë dhe të barazojë rezultatin për Vllazninë. Në minutën e 65-të, është një goditje këndi e Shaqirit dhe Lila ekzekuton bukur me kokë, duke shënuar dhe duke e rikthyer Besën në epërsi 2-1. Por Ramadani është sërish fajtor, pasi shkakton një autogol të pashpjegueshëm.Elbasani-Teuta 1-1Elbasani ka kryesuar në pjesën e parë, por Teuta ka arritur të barazojë në atë të dytë, duke marrë një barazim 1-1 për ndeshjen e kthimit. Nuhiu kroson nga e majta dhe topi i grushtuar nga portieri Kapllani përfundon në këmbët e Nenajt, i cili godet dhe  përshëndet rrjetën. Elbasani kryeson 1-0 pas 36 minutash lojë. Por Teuta këmbëngul dhe, në minutën e 75-të, pavarësisht se futbollisti i Elbasanit, Sheta, ishte i dëmtuar, durrsakët vazhduan lojën dhe shënuan golin e barazimit me Gegën.Turi çerekfinalKastrioti–Tirana        0-3K. Duro 45’, D. Xhafaj 52’, Arapi 70’    Elbasani-Teuta            1-1Nenaj 35’/Gega 77’Besa-Vllaznia            2-2Xhihani 40’ Lila 67’/Sinani 51’, Ramadani (ag) 88’Dinamo-Partizani        3-1Allmuça 5’, Pejiç 45+2’, Ishka 68’ / Devolli 89’* Takimet e kthimit luhen me datë 12 mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›