E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han: Shqipëria makthi im; mos ma përmendni

Amsterdam- Me shqiptarët u nda në mënyrën më të keqe. Erdhi me shumë bujë dhe premtoi ta bënte ekipin tonë një Holandë të vogël, por në fund filloi të kënaqej edhe që nuk humbnim ndaj Maltës. Ari Hani tani cilësohet si një nga përgjegjësit kryesorë të dështimit të kuqezinjve këtë edicion, por ish-trajneri i Kombëtares shqiptare as që do tia dijë për këtë, madje tani preferon që njerëzit tia përmendin sa më pak fjalën Shqipëri.

Holandezi, pa pikë droje e cilëson eksperiencën në krye të përfaqësueses tonë si më të errëtën dhe më negativen e të gjithë karrierës së tij. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, me shumë përtesë, por me tone të mllefosur dukshëm, ai ka thënë: “Kam disa oferta, madje shumë të mira, por ende nuk kam vendosur. Shqipëria? Nuk dua të flas më për të kaluarën time aty. Tani jam i bindur se ajo ishte eksperienca më e hidhur e karrierës sime. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për atë që ndodhi, kështu që nuk kam pse t’i rikthehem një të kaluare që nuk më ka lënë mbresa të mira, përkundrazi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›