E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma rrezikon finalen e Champions

Për shkak të dhunës në sfidën Roma-Çelsi, stadiumi "Olimpico" mund të humbasë të drejtën për të pritur finalen e Ligës së Kampioneve, më 27 maj. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i ka paralajmëruar italianët se dhuna në futboll nuk do të tolerohet: "Duhet të tregojnë se mund ta organizojnë finalen". Të martën, mediat raportuan një sërë incidentesh, ku 50 tifozë u përfshinë në një sherr masiv. Edhe pse policia reagoi shpejt, 4 tifozë u plagosën rëndë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›