E Diel, 1 Nëntor 2026

Fings i kërkon falje teknikut Lëv

Në përfaqësuesen gjermane duket se është rikthyer paqja: pas kapitenit Mikael Balak, edhe Frings i ka kërkuar falje trajnerit Joakim Lëv pas kritikave në media. Mesfushori ishte ankuar për mosaktivizimin kundër Uellsit dhe Rusisë në eliminatoret e Botërorit 2010. "Bisedova me trajnerin dhe i thashë se isha i zhgënjyer sepse nuk luajta, tha lojtari i Verder Bremenit. Nuk e kisha përjetuar më parë këtë situatë, por menjëherë i kërkova falje për reagimin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›