E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish kërkon edhe dy nënshkrime të reja

Menaxheri i Liverpulit, Keni Dalglish, mendon se ekipi i tij ka nevojë edhe për dy nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar veror. Gjatë barazimit të së shtunës ndaj Sandërlendit, Dalglish u dha rastin e debutimit përforcimeve të reja si Hoze Enrike, Çarli Adam dhe Xhordan Henderson. Por “Daily Mail” shkruan se Liverpuli, që së fundi ka ndjekur anësorin e Sëlltik, Padi MekKurt, ende dëshiron të sjellë në radhët e veta edhe një sulmues dhe një mesfushor, por ka nevojë që më parë të shesë lojtarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›