Mijatoviç: Njerëzit nuk duan të fitojmë titullin
Drejtori sportiv i Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, ka sulmuar ashpër gjyqtarët e La Ligas. Pas ndeshjeve të fundit, ai është shprehur i shqetësuar për vendimet e gjyqtarëve kundër "merengues". Pas fitores 3-2, me Atletik Bilbaon, Mijatoviç tha: "Jam i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit, por nuk e fsheh shqetësimin për gjykimin. Në këto javët e fundit i kemi vuajtur vendimet e arbitrave. Me sa duket, ka disa njerëz, të cilët nuk duan që Reali të fitojë titullin e tretë radhazi kampion".