Maqedoni, mbillen3 mln drunj nën motonlëre politikën sot
SHKUP- Nën moton "Ejani në mbjellje, lëre politikën së paku sot", në Maqedoni sot do të mbillen mbi tre milionë drunj në aksionin e shtatë "Dita e drurit - pranvera 2011". Iniciatori i aksionit Boris Trajanov apelon qytetarët në mënyrë masovike të kyçen në aksion dhe sot të mos mendojnë për politikë dhe periudhën parazgjedhore.
"Njerëzit të mbjellin fidane, të mendojnë, pavarësisht politikës, përcaktimit social, fetar, kombëtar, ndërsa ditën e ardhshme le të mendojë secili si të votojë, ky është obligim qytetar. Dilni, nuk ka ndjenjë më të mirë se ajo kur të mbillet dru dhe kur më pas do të vini ta shihni. Ta bëjmë mjedisin tonë më të mirë, edhe ashtu jetën e kemi të nagrkuar, dinamike, le t'i kthehemi pak natyrës", thotë Trajanov.
Sipas tij, aksioni "Dita e drurit" është bërë pjesë e kulturës te populli. Trajanov theksoi se aksionet e marsit do të jenë më lokale dhe do të ketë mbjellje në mjediset urbane, derisa aksioni vjeshtor planifikohet të jetë tradicional jashtë dhe të bëhen pyje ekologjike.
Për aksionin ballkanik njoftoi se ka interesim nga vendet në rajon, por është e nevojshme të grumbullohen më shumë mjete që aksioni të bëhet joqeveritar.
Tradicionalisht në aksion merr pjesë kreu shtetëror, anëtarët e Qeverisë, administrata shtetërore... Armata e Republikës së Maqedonisë.
Aksioni i parë u zbatua më 12 mars të vitit 2008 kur u mbollën dy milionë drunj. Më 28 tetor 2008 u organizua edhe aksioni i dytë me mbjelljen e gjashtë milionë fidaneve, më 14 mars 2009 Maqedonia u pyllëzua me edhe pesë milionë drunj, ndërsa më 19 nëntor u mbollën edhe 7,5 milionë fidane të tjera. Më 31 mars, gjatë aksionit të pestë u mbollën përafërsisht shtatë milionë drunj, përderisa më 19 nëntor të vitit të kaluar rreth shtatë milionë fidane.
(s.g/BalkanWeb)