Gadafi paralajmëronPerëndimin: Lufta rrezikontë dalë jashtë kontrollit
TRIPOLI- Lideri libian Muamar Gadafi paralajmëron perendimin se lufta e nisur në Libi rrezikon të dalë jashtë kontrolli. Në një deklaratë të kolonelit, të lexuar në televizionin shtetëror thuhet se Perëndimi ka nisur një luftë mes myslimaneve dhe të krishterëve, e cila rrezikon të shndërrohet në një kryqezatë të vërtët.
“Ata kanë nisur dicka të rrezikshme që nuk mund ta kontrollojnë. Ata që kanë vrarë dhjetra civile në Libi janë të cmendur nga pushteti dhe duan të imponojnë ligjin e forcës. Ata duan të na kthejnë në Mesjetë”- thuhej në deklaratën e Gadafit.
Në ditët e para të konfliktit, koloneli mbante rregullisht fjalime në televizion, por ka ditë që nuk shihet më në publik. Sipas zyrtarëve, ky ndryshim vjen që pas sulmit të forcave aleate ndaj rezidencës së tij, ku mbeti i shkatërruar një qendër komande e forcave libiane.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)