Romë-Ankara, pranga dy shqiptarëve të kërkuar
Dy persona të shumëkërkuar nga drejtësia, madje njëri prej tyre në top-listën e Interpol-Tiranës janë arrestuar ditën e djeshme për llogari të shtetit shqiptar. Aleksandër Zhulati dhe Leksi Miraka janë arrestuar përkatësisht në Ankara dhe në Novara, pasi prej më shumë se dhjetë vitesh kërkoheshin nga drejtësia shqiptare për vrasje. Burimet policore bënë të ditur se Zhulati ka qenë person i shumëkërkuar dhe i gjashti në top-listën e Interpol-Tiranës, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkohë që edhe Miraka është dënuar jo pak, por me 20 vjet burg.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se paraditen e djeshme është njoftuar nga Interpoli i Turqisë se është arrestuar në Ankara 29-vjeçari Aleksandër Zhulati. Nga të dhënat e mbledhura, rezulton se ai është arrestuar në një banesë në Ankara, ku mendohet se fshihej prej vitesh si besimtar mysliman. Sipas informacioneve, vendndodhja e tij është gjetur duke përgjuar telefonata të familjes dhe të afërmve të tij, dhe më pas është kërkuar ndihma e homologëve të Turqisë. Burimet shpjegojnë se kapja e tij ka dashur një punë prej pesë muajsh, derisa u zbulua vendndodhja. Ndërkohë, Interpol-Tirana ka shpjeguar se në top-listën e të kërkuarve, ky person është vendosur prej dy vitesh.
Sipas të dhënave zyrtare, ai është dënuar nga Gjykata e Beratit me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, ndërkohë që dyshohet edhe për vepra të tjera penale. Për këtë akuzë, deklarohet se ai bashkë me vëllain kanë kryer një krim të rëndë në Berat gjatë kohës së trazirave. Ndërkaq, policia shpjegon se në përshkrimin e tij në faqen e Interpolit, ai paraqitet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe që ka kryer jo vetëm vrasje, por edhe sulme me eksploziv. Por, familjarët e tij nuk kanë qenë dakord me këtë vendim të dhënë nga Gjykata e Beratit, pasi në kohën kur ka kryer krimin ai ka qenë në moshë të re. Për këtë arsye, ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë dhe çështja e tij mund të rihapet. Kjo mund të pengojë edhe drejtësinë shqiptare për ekstradimin e tij, deri në momentin e dhënies së vendimit në formë të prerë, siç ka ndodhur edhe me personazhe të tjerë të krimit shqiptar që janë arrestuar në tokën turke.
Veç Zhulatit, policia ka detajuar informacionin edhe mbi arrestimin e Leksi Mirakës, i njohur ndryshe edhe me emrin Shpëtim. Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se ditën e djeshme nga Interpol-Roma në Itali, është njoftuar se shtetasi shqiptar, Leksi (Shpëtim) Miraka, 32 vjeç, lindur dhe banues në Gjyralë të Elbasanit, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë që dy ditë më parë. Arrestimi i tij është bërë në Novara të Italisë, ku i dënuari shqiptar fshihej prej vitesh. Sipas të dhënave nga dosja penale e tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 40, të datës 3 maj 2000, e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale të "vrasjes me paramendim" dhe "armëmbajtjes pa leje". Policia tha se menjëherë, pasi është njoftuar për arrestimin e këtyre dy personave, janë njoftuar organet përkatëse të drejtësisë për të përgatitur dosjet penale në ngarkim të tyre, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas burimeve policore, mendohet se javën tjetër këto dosje do të dërgohen në vendet përkatëse për vlerësim dhe gjykim të të arrestuarve të dënuar nga drejtësia shqiptare.