Libi, ceremonia mortore, kthehet në protestë

Një ceremoni mortore është kthyer papritur në mënyrë krejtësisht spontane në një protestë kundër regjimit të liderit të shumëkontestuar libian, Muhamar Gedafit.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në kryeqytetin libian, në Tripoli që mbahet si një qendër dhe një bastion i liderit Gedafi.
Ngjarja e rrallë është paraqitur në një video amatore e cila është filmuar ditën e hënë në lagjen Souk Al-Xhuma të Tripolit.
Në video jepen qindra protestues të cilët thërrasin në mënyrë demonstrative sllogane kundër Gedafit.
Xhirimi i videos sipas agjencisë amerikane të lajmeve Reuters e ka kryer një aktivist i njohur libian i të drejtave të njeriut.