Presidenca premton një Elbasan me futbollistë cilësor
Presidenti Arben Laze ka deklaruar se elbasanasit këtë sezon do të jenë një nga pretendentet kryesore për tu ngjitur në Superligë dhe ka premtuar merkato cilësore
Nga ELTON KARAJ
Ekipi i Elbasanit tashmë po vijon normalisht të stërvitet në kompleksin sportiv Shefqet Lamçja.Trajnerët aktualë, Ilirjan File dhe Muharrem Dosti po zhvillojnë disa seanca stërvitore me rendiment të lartë në mënyrë që skuadra të marrë një ngarkesë sa më të lartë fizike. Për momentin nën urdhërat e tyre janë vetëm disa lojtarë që kaluan nga të rinjtë tek ekipi i parë i Elbasanit. Ata janë: Fero, Lamçja, Bezhani dhe Xhardja. Pritet që skuadrës ti bashkohet edhe kapiteni Eriol Merxha që ka premtuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Elbasanit edhe për këtë sezon. Në kampin verdheblu llogaritet edhe rikthimi i disa prej lojtarëve, që u aktivizuan vitin e kaluar me këtë ekip. Presidenti Arben Laze ka deklaruar se skuadra e tij këtë sezon do të jetë një nga pretendentet kryesore për tu ngjitur në Superligë dhe ka premtuar se do të realizojë një merkato mjaft aktive duke sjellë në Elbasan emra cilësor futbollistësh për të arritur pikërisht këtë objektiv. Në ditët në vijim pritet të mësohen edhe emrat e parë që do të afrohen në skuadrën e drejtuar nga trajneri File. Presidenca ka deklaruar se ka hartuar një plan për të evituar çdo problem financiar dhe sigurojnë, se të ardhurat e klubit janë të mjaftueshme për një mbarvajtje sa më të mirë në sezonin e ardhshëm, por edhe për një merkato cilësore. Ashtu siç u tha edhe në fillimet e stërvitjes ekipi i këtij sezoni do të jetë mjaf premtues, ku do të ketë një ndërthurje midis lojtarëve të rinj të ardhur nga ekipet e moshave të ekipit të qytetit me lojtarët që janë emra të njohur në në Kategorinë e Parë.
