Topalli: Jemi kundër dhunës, “Ohri” kusht për integrimin
05/04/2012 Kryeparlamentarja mban fjalim në parlamentin maqedonas
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ftoi dje deputetët maqedonas që të dënojnë dhunën e ushtruar kohët e fundit ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shkup, menjëherë pas takimit me homologun e saj Trajko Veljanovski, kryeparlamentarja Topalli mbajti një fjalim para deputetëve të parlamentit të Maqedonisë. Gjatë fjalës së saj Topalli u kërkoi deputetëve maqedonas që të nxitin bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe të dënojnë dhunën dhe intolerancën. “Gjeopolitika e rajonit është pasuruar gjatë dy dekadave të fundit me realitete të reja politike dhe shtetformuese, ku më i fundit prej tyre është shteti i ri Kosovës, që ka shënuar një progres të dukshëm. Nuk ka më gjenocide në rajon, nuk ka më luftë. Historia ka mësuar se dhuna është arsyeja e atij që ka gabim. Dhuna është një metodë lufte inferiore, brutale e mbi të gjitha iluzive në arsyet e triumfit efemer. Koha që jetojmë refuzon me neveri çdo shfaqje dhune dhe intolerance”, – u shpreh Topalli. Kryeparlamentarja tha se populli shqiptar dhe ai maqedonas duhet të kenë si qilim parësor reformat, bashkëpunimin dhe integrimin. Për Topallin zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është vendimtar për paqen dhe të ardhmen europiane. “Vitin e kaluar në Shkup ju festuat 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që ka vendosur themelet për paqe dhe demokraci, për decentralizimin e pushtetit, për përfaqësimin e barabartë të shtetasve dhe përdorimin e gjuhëve të grupeve të tjera etnike. Zbatimi i saj mbetet vendimtar për paqen dhe të ardhmen europiane”, - tha Kryetarja e Kuvendit, e cila kërkoi të respektohen nga shteti maqedonas të drejtat e minoriteteve. “Në Europë ka pak rëndësi se në cilën anë të kufirit jeton. Të jesh europian do të thotë të ndash të njëjtat vlera, e në themel të tyre është respekti për liritë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteve, toleranca, ligji dhe barazia para tij. Më tej kryeparlamentarja ka përshëndetur propozimin për hapjen e negociatave për integrimin e Republikës së Maqedonisë me Brukselin. “Bashkëpunojmë për projekte të përbashkëta në BE dhe në NATO. Në këto projekte ne kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin”, – tha Topalli. Në mbyllje të fjalës së saj kryeparlamentarja u shpreh: “Sot jetojmë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur e më të ndërvarur. Europa po përballet me çështje të reja si globalizimi, kriza financiare etj. Dhe vendet europiane nuk mund t’i fitojnë këto sfida vetëm, aq më pak ne”.
Incidentet
Incidentet në Maqedoni ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur. Pas vrasjes së dy të rinjve në Gostivar, rrahjes së 15 nxënësve shqiptarë nga huliganët maqedonas, sulmet ndaj dyqaneve të shqiptarëve, incidenti më i fundit ishte ai i 13 marsit të këtij viti, ku u shënua djegia e flamurit shqiptar nga “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) e cila ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare. Në videon e publikuar shfaqen në sfond 2 persona të maskuar, prapa të cilëve dallohet një flamur i zi me kryq të bardhë në të, të cilët nën përcjelljen e këngëve fetare djegin flamurin shqiptar. Ndërkohë që njëri nga dy personat mban në dorë thikë. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve si edhe për zhdukjen e tyre. “Mos provoni të digjni tempujt e shenjtë të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, - thonë në mesazhin e tyre personat e maskuar. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.