E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, dy persona në pranga, vodhën vegla pune

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arestimin në flagrancë të dy shtetasve. Ata janë Benard Dule, 19 vjec, banues në lagjen "Bashkimi" Vlorë dhe Jetmir Sadikaj, 20 vjec, banues në lagjen "Partizani" Vlorë.
 

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune, në automjetin me targe TR 3116 T pronë e Kompanisë Elektrike CEZ, me vlerë rreth 150.000 lekë.

Materialet proçeduriale do ti referohen Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale  te "Vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›