Romeo sekretares se gjykates Do te rrembej ikim ne SHBA

Pengmarresi i muajit mars te vitit te kaluar akuzon prokurorine per fotot e te dashures
TIRAN- Pas grabitjes se bankes dhe pengmarrjes se nje 19- vjecareje per disa minuta ne rrugen prane Presidences i pandehuri Romeo Leka edhe nga brenda kafazit te hekurt te salles se gjyqit vazhdon te mendoje per rrembim.
Kete radhe per rrembimin e sekretares gjyqesore e cila e habitur drejton koken nga gjyqtari i ceshtjes Gurali Brahimllari ku ne fytyre te saj duket qarte kerkesa per tia mbyllur gojen 25- vjecarit Leka qe kryente levizje papergjegjshmerie ne sallen e gjyqit. Sa e mire qenke do te rrembeja ty dhe te iknim bashke ne Amerike.
Do ishte shume mire-iu drejtua sekretares gjyqesore i pandehuri Leka. Avokati mbrojtes i kerkoi te qetesohej dhe te mos fliste pa leje duke justifikuar veprimet e tij si te nje personi te papergjegjshem. Por ne kete mendje nuk eshte prokurori i ceshtjes i cili shton se ai shtiret si i papergjegjshem pasi nuk eshte ashtu. Nderkaq edhe ekspertet psikike ne akt-ekspertimin e kryer e nxjerrin te pergjegjshem te pandehurin Leka.
Por ky i fundit me veprimet e tija ne sallen e gjyqit beri qe gjyqtari i ceshtjes ta nxjerre jashte per fjalorin e rruges te perdorur ne gjyq. z.krye Gurallari i ngaterron emrin gjyqtarit a jeni mire cka kane keto qe nuk me lene te flas-iu drejtua gjyqtarit Brahimllari i pandehuri. Ky i fundit i kerkoi te fliste cfare kishte per te thene.
Shiko une kam tre seanca qe bejme bashke dhe nuk me plotesoni asnje kerkese timen-tha Leka. I habitur gjyqtari Brahimllari shprehet se do te vendose gjithcka ne respektim te ligjit dhe cfare i ofron ai.
Para ca kohe ne dhomen e burgut me kane ardhur njerezit e prokurorit oficeret dhe me kane marre disa sende e disa foto. Mes tyre edhe foton e te dashures qe kam dhe kerkoi te ma kthejne. z.Gurallari ajo eshte nje derr p...-tha Leka duke bere edhe gjeste me duar.
I menjehershem ka qene reagimi i gjyqtarit qe ka kerkuar ta nxjerrin jashte te pandehurin per fjalor jo te denje para gjykates. Ndersa seanca ka vazhduar per disa minuta ku prokurori ka njoftuar gjykaten per veprimet e kryera gjate ketyre tre muajve. Leka akuzohet per vjedhjen e nje banke dhe rrembimin e nje vajze ne mars te ketij viti me nje pistolete ne dore por pa plumba.