Romero: Me penallti? Do kopjoj Lehmanin
Në prag të ndeshjes ndaj Gjermanisë, Argjentina përgatitet “për çdo eventualitet” dhe në rast të gjuajtjes së 11-metërshave. Portieri Serxhio Romero kujton “idenë e bukur” të gjermanëve 4 vite më parë (po në çerekfinale), ku Jens Lehman para çdo penalltie nxirrte nga çorapet copat e letrës me karakteristikat e çdo kundërshtari. Ai beson se është një rast për t’u marrë shembull. “Në atë moment, lëvizja e tyre ishte shumë e zgjuar, duke mbajtur një letër me të dhënat e kundërshtarëve”, tha portieri i Selesion. Leman priti penalltitë e Ajalës dhe Kambiasos dhe Gjermania fitoi 4-2 me penallti. Sigurisht Romero nuk do të mjaftohet vetëm me karakteristikat. “Gjermania ka lojtarë të fuqishëm, të gjithë të rrezikshëm në goditje këndi dhe në çdo goditje dënimi, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.
#