Selesion e Seleçao, duke ëndërruar një finale mitike
Pritje e përgjigje. Në 1/8-at Argjentina i shënon 3 gola Meksikës, Brazili një ditë më pas i bën po aq Kilit, gjithnjë në Johanesburg. Këto janë dy finalistet që bukmejkërsat shikojnë si më të mundshme. Selesion dhe Seleçao jo vetëm fitojnë, por edhe japin spektakël. Dhe analogjitë nuk ndalen më. Argjentina e Brazili kanë mesfushë solide dhe të përqendruar te një “plleimejker” i shkathët, respektivisht Maskerano e Gilbero Silva, më shumë për të shkatërruar aksionet e kundërshtarëve, se sa të ndërtojë lojë. Për fantazinë mendon një treshe xhonglerësh në sulm: nga njëra anë Mesi-Tevez-Higuain, nga tjetra Kaka-Robinjo-Luis Fabiano. Ka dhe më shumë. Sulmuesit klasikë, në gjendje të shënojnë shumë gola, ekzistojnë në të dyja ekipet. Higuain është golashënuesi i turneut me 4 gola, Luis Fabiano e ndjek me një gol më pak. Sulmuesi i dytë, nga njëra anë Tevez, nga tjetra Robinjo, janë zhbllokuar në ndeshjen e katërt: Karlitos me një dopjetë, ndërsa Robinjos vetëm pozicioni jashtë-loje ia mohoi golin e dytë. Por nuk ka mbaruar, me elementët e përbashkët: Mesi e Kaka, fantastikët, përveçse lojtarët më të shumëpritur, dje karizmatikë të Argjentinës dhe Brazilit, nuk kanë shënuar ende. Jo se nuk kanë provuar, apo kanë luajtur keq, por duket se nuk u del goli, kur ata gjuajnë. Me shumë mundësi është çështje kohe: vështirë të vësh bast kundër dy fenomenëve. Por edhe trajnerët, edhe pse shumë të ndryshëm për të kaluarat si lojtarë dhe si personalitete, kanë një tipar të përbashkët. Janë sulmuar ashpër nga mediat e vendit të tyre. është disi normale, duke parë rëndësinë e pankinave që drejtojnë, disi i dedikohet zgjedhjeve të tyre, teknike dhe jo vetëm. Maradona ka bërë shumë, duke grumbulluar të dëmtuar dhe të skualifikuar e duke lënë jashtë Kambiason e Zanetin dhe duke u përgjigjur me fjalë të ashpra, ndaj atyre që e kundërshtuan. Por rezultatet i japin të drejtë atij. Dunga ka pasur ndonjë përplasje me gazetarët edhe në Botërorin e kaluar. La në shtëpi Ronaldon, Ronaldinjon e Adrianon. Pastaj akuzohet se është pragmatik e pak spektakolar në mënyrën e tij të të luajturit futboll. Por edhe atij i japin të drejtë rezultatet. Atëherë është gjithçka e shkruar, a do të përballen në finale? Kujdes. Sepse Argjentina do të përballet me Gjermaninë, që eliminoi Anglinë. Dhe Brazili sfidon Holandën, skuadrën e talenteve me bollëk, që dashuron lojën e bukur po aq sa verdhejeshilët. Kalendari favorizon Seleçaon, që mund të përballet me Uruguain ose Ganën. Argjentina rrezikon të përplaset me Spanjën. Mbrojtja e Brazilit duket më solide, ndërsa ajo argjentinase më “e keqe”, por më pak bindëse. Por gjithsesi Argjentina dhe Brazili deri tani kanë bërë të ëndërrohet një finale e paharrueshme.
#