Romës i duhet një fitore

Pasi përcolli shkarkimin e homologut të tij Gian Piero Gasperini nga Inter të mërkurën, trajneri i Romës, Luis Enrique ka thënë se ekipi i tij duhet të fillojë të fitojë kur pret Sienën të enjten.
Gasperini u shkarkua pas katër humbjeve dhe një barazimi në katër ndeshjet e tij të para. Rekordi aktual i Enriques qëndron në dy barazime dhe dy humbje nga katër takimet e tij të para në drejtim të Romës, përfshirë eliminimin nga Europa League dhe ai e di se nuk guxon të lejojë një tjetër zhgënjim kundër Sienës.
“Na nevojitet një fitore. E kemi mundësinë e përkryer kundër Sienës, futbollistët ndjejnë se ia kanë borxh tifozëve”, tha Enrique. “Për momentin nuk jemi duke shënuar gola, por nuk dyshoj se golat do të vijnë, jam i sigurt se futbollistët e mi do të shënojnë shumë gola. Kjo është një periudhë që do të tejkalohet. Na duhet një fitore (të enjten), njësoj si të dielën”, shtoi spanjolli.
Duke kthyer vëmendjen te Gasperini, Enrique pranoi se puna e trajnerit është e pafalshme. “Jam i dëshpëruar për Gasperinin, por neve trajnerëve na nevojiten rezultatet”, përfundoi Enrique.