E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nanit i pëlqen t'i frikësojë kundërshtarët

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 20:55

Aktualisht në formën e tij më të mirë jetësore, mesfushori i Manchester Unitedit, Nani dëshiron të vazhdojë të bëjë atë që e kënaq, të terrorizojë mbrojtjet kundërshtare.

Reprezentuesi portugez erdhi në Old Trafford nga Sporting më 2007, por vuajti të bëjë ndikim të madh pasi jetonte nën hijen e Cristiano Ronaldos. Tani, pas largimit të këtij të fundit në Real Madrid, Nani ka depërtuar në skenë dhe paraqet një pjesë të madhe të fuqisë sulmuese të Manchester Unitedit.

24 vjeçari është duke u kënaqur që ngjall frikë te mbrojtjet kundërshtare. I pyetur nëse është bërë i pandalshëm për kundërshtarët, ai për ueb faqen zyrtare të klubit tha: “Po. Mendoj se po. Për futbollistët që luaj kundër tyre është gjithmonë njësoj. Në sezonin tim të parë, ndoshta dy ose tre futbollistë nuk më njihnin. Por, pasi kanë parë depërtimet dhe golat e mia, filluan të jenë më të kujdesshëm me mua sepse e dinë çka jam në gjendje të bëj. Tani është gjithmonë njësoj. Sa herë që pranoj topin, dy futbollistë hidhen mbi mua dhe duhet të ik prej tyre. Më pëlqen”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›