Cana - Bogdani
Rikuperimi i kosovarit i bëri të gjithë të mendonin se dueli i pritur mes shqiptarëve në Serinë A do të ndodhte. Kjo sepse sonte luhet një Çezena-Lacio, dy skuadra që e kanë nga një kuqezi në radhët e tyre. Erion Bogdani është sulmuesi i vendasve dhe Lorik Cana mesfushori i miqve, por një vendim trajneri bëri që ata mbahen larg sonte.
Erion Bogdani është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Xhampaolo, vendim që është quajtur si i papritur nga “La Gazeta delo Sport”. Bogdani ka mbetur jashtë ekipit të përbërë nga 19 lojtarë bashkë me 3 futbollistë të tjerë, Benaluan, Martinez e Malonga dhe gjithçka është arsyetuar si vendim teknik i trajnerit.
Sa për Lorikun, ky është grumbulluar më në fund për herë të parë në skuadër për një ndeshje të kampionatit, ndërsa më parë provoi të luante në Ligën e Europës, në turin e fundit eleminator. Pak besohet që kosovari i kombëtares shqiptare të luajë si titullar dhe kjo sepse ai nuk ka arritur formën më të mirë, pasi u riaftësua nga dëmtimi.