Romët ende pa strehë, prej 5 ditësh në zyrat e Avokatit të Popullit
TIRANE - Në ditën e pestë të strehimit të familjeve rome tek zyra e Avokatit të Popullit, nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare për ta. Ndonëse të kënaqur me strehën e ngrohtë që u ka ofruar ky institucion, ata bëjnë thirrje për zgjidhje përfundimtare të strehimit të tyre.
“U bëmë 5 ditë që po rrimë këtu. Këtu është shtet, sa kohë mund të zgjasim ne këtu. Prandaj ju lutem që të interesohen për ne dhe të na japin një strehë si gjithë shqiptarët e tjerë. Nuk po kërkojmë lekë, por një shtëpi që të jetojmë si gjithë njerëzit e tjerë, e t’i çojmë edhe në fëmijët në shkollë.”- shprehen ata.
Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se vijojnë bisedimet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Punës për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre.
(er.nu/news24/BalkanWeb)